
Tre kryetarët e grupeve parlamentar të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musa dhe Edmond Stojku i janë drejtuar me anë të një letre kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruccit për të mbledhur tryezën partive parlamentare për të realizuar reformën zgjedhore.
Me anë të një letre drejtuar Ruccit ata kërkojnë disktuimin për reformën zgjedhore, dukei dhënë një paralajmërim të fortë, atë që të mos mendojnë se janë në shërbim të kartonëve dhe përdorimit të Kryemadhit dhe Bashës.
Reagimi i Murrizit
ot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE
Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh
Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si ” marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve
NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND
Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET
LISTAT E HAPURA
RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE
VOTA E EMIGRANTEVE
JANE KERKESAT TONA TE PRERA
NUK KA ASNJE ” institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA
Letra e plotë drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama
Jemi vënë në dijeni të marrëveshjes së arritur jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë ndërmjet partisë Socialiste, Demokratike dhe LSI-së në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ju bëjmë me dije se kjo marrëveshje është në shkelje të legjitimitetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi i imponohet vendimmarrjes sovrane të këtij institucioni.
Në frymën e Kushtetutës e cila përcakton qartë në venin 81, pika 2, gërma C se ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore miratohen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si opozitë parlamentare kemi propozuar dy kushte të panegociueshme, plotësimi i të cilave sjell votimin tonë në Kuvend;
A) Kodi i ri zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër zgjedhor ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE-së. Ata që ikën nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin dhe as procesin zgjedhor në Shqipëri sipas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të mazhorancës i cili sillet edhe si Ali dhe si Kadi, sipas hesapeve të tij.
B) Shumica në Kuvendin e Shqipërisë duhet të na krijojë kushtet dhe garanci për një dialog serioz, transparent dhe të hapur për kalimin nga listat e mbyllura tek listat e hapura.
Ne ju kërkojmë që brenda 48 orësh, ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe përfaqësuesve të mazhorancës, ku vetëm prania e kryeministrit Edi Rama do të ishte prova e seriozitetit të tryezës.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të plotësimit të kushteve të mësipërme, deputetët e opozitës parlamentare nuk mundet dhe nuk do ta votojnë produktin e dalë nga një marrëveshje pazari jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ju nuk duhet që të bëni gabimin e shumëkujt që kujton gabimisht se ne jemi kartonë në dispozicion të Lulzimit apo Monikës! Për ne janë ata kartat e djegura dhe marrëveshja e tyre, kartë e djegur njëlloj si mandatet e tyre. Ne nuk duam as t’ju kërcënojmë me bojkot dhe as t’ju imponojmë një pazar të ri pas pazarit të tjetër. Por ne nuk do ta gëlltisim çorbën e prishur të të ashtuquajturit Këshill Politik. Prandaj ju sugjerojmë të mos e nënvlerësoni këtë kërkesë dhe të mundësoni tryezën e dialogut brenda institucionit të parlamentit brenda 48 orësh.
Ky nuk është ultimatum, por ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe për kohë që ikën shpejt. Ndërkohë ju kërkojmë që të mos bëhet asnjë hap procedural në Kuvendin e Shqipërisë për fillimin e implementimit të pazarit të dakordësuar jashtë institucionit të Kuvendit, sepse në të kundërt ne do të jemi jashtë sallës së Kuvendit duke pritur tek dera që mazhoranca t’i thërrasë mendjes.
Në pritje me respekt;
Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Myslim Murrizi
Kryetari i grupit parlamentar të Pavarur Nimet Musai
Kryetari i grupit parlamentar Demokraci dhe Drejtësi Edmond Stojku