Një fëmijë është ndaluar që të marrë fluturimin e saj sepse ishte veshur me streçe. Vajza 10 vjeçe, shkoi që të hipte në avionin e “United Airlines” nga Denveri për në  Minneapolis, por iu tha se rrobat ishin të papërshtatshme, edhe pse i ati i veshur me pantallona të shkurtra u lejua që të hipte.


Që t’i lejohej të merrte fluturimin, vajza duhej të vishte një nga fustanet që kishte në valixhe. Dëshmitarët okularë që ndoqën të gjithë ngjarjen, kritikuan në rrjetet sociale agjencinë e fluturimit. Dy vajza të tjera raportohet se nuk janë lejuar të hipin në bord sepse nuk kishin ndryshuar rrobat.


Pasi njerëzit postuan në Twitter rreth asaj që ndodhi, kompania iu përgjigje me të njëjtën fjali të gjithëve, duke shkruar:-“UA ka të drejtë që të refuzojë pasagjerët që nuk janë veshur në mënyrë të përshtatshme dhe kjo është shkruar edhe në kontratën e transportit”.


Por kritikat u shtuan edhe më shumë ndaj kompanisë, saqë ajo u detyra që të zbusë qëndrimin e saj, duke i justifikuar se ata nuk kishin një biletë të përgjithshme, por një biletë të lirë, që iu lejonte atyre të hipnin në avion vetëm nëse do të kishte vende të lira në dispozicion.


27 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)