Paul Walker ishte ende gjallë kur ‘Porsche’ në të cilën ai ishte pasagjer shpërtheu në flakë pas një përplasjeje fatale. Kështu thuhet në padinë që vajza e yllit të ‘Fast & Furious’ ka depozituar ndaj markës së mirënjohur të automjeteve ‘Porsche’. Sipas Meadow Walker, makina sportive ‘Carrera GT’ me të cilën udhëtonte Walker kishte të meta të shumta në projektimin e saj, duke çuar në përplasjen fatale.
Sipas padisë, Paul Walker nuk ka vdekur nga përplasja e mjetit ku ai udhëtonte me një shtyllë elektrike dhe dy pemë, por në fakt ai ishte ende gjallë kur makina u përfshi nga flakët.
Paul Walker humbi jetën në moshën 40-vjeçare, më 30 nëntor 2013, në Valencia, Santa Clarita, Kaliforni.
29 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)