Foto ilustruese


Një 25-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë pas përfshirjes nga flakët të shtëpisë së tij.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Valias të Tiranës. 25-vjeçari Z. A. dyshohet të ketë qenë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk ka mundur të dal jashtë banesës.


Dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e zjarrit që i morri jetën të riut.


10 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)