Në ditën e dytë të qëndrimit në Varshavë, Presidenti Nishani mori pjesë në veprimtaritë e organizuara për festimet me rastin e 25-vjetorit të fitores së demokracisë në Poloni dhe fillimit të proceseve demokratike në Europën Qendrore dhe Lindore. Presidenti, me këtë rast, mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes, të ndjekur nga foto familjare dhe në ceremoninë kryesore zyrtare që Presidenti polak, Komorowski organizoi për të ftuarit, kryetarët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit e posaçëm. Presidenti i Polonisë, Bronislaë Komorowski, dhe Presidenti amerikan, Barak Obama, mbajtën fjalët përshëndetëse të rastit. Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Nishani pati rastin të shtrëngojë duart dhe të shkëmbejë përshëndetje me Presidentin amerikan, Obama, si dhe Presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Poroshenko. Sipas zyrës së shtypit, aktiviteti i Presidentit në Varshavë u mbyll në Parlamentin e Republikës së Polonisë, ku, në një seancë solemne, Presidenti Komorowski mbajti një fjalë me rastin e 25-vjetorit të Polonisë së lirë për deputetët dhe të ftuarit në këtë veprimtari.