vdekja-ne-maternitetProkuroria e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e 2 mjekëve të maternitetit Koço Gliozheni pas vdekjes së një nëne dhe foshnjës së saj pa lindur. Mbrëmjen e djeshme policia e Tiranës ekzekutoi urdhër-arreste për dy mjekët, ndërsa prokuroria ka bërë me dije sot edhe akuzën që rëndon ndaj dy mjekëve; ajo e mjekimit të pakujdesshëm.


Në njoftimin e prokurorisë tregohet me detaje ngjarja dhe peripecitë ku u desh të kalonte brenda pak orësh shtatzëna nga një spital në tjetrin derisa ndërroi jetë bashkë me fëmijën e saj në maternitet, aty ku mesa duket nisi edhe fati i keq për të dhe foshnjës


“Në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.


Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.


Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.


Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës nxori urdher ndalimi, per shtetasit H. K. dhe D. D”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)