pediatria 1Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për tre mjekë të Spitalit Pediatrik të qytetit, të dyshuar për veprën penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e fëmijës 1 vjeç A.T., ngjarje e ndodhur në 21 mars .2016.


Prokuroria e Elbasanit ka ngritur grupin hetimor menjehere pas marrjes së njoftimit. Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, në bazë të të cilës rezultoi se e mitura ka humbur jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve, të cilët nuk kanë kryer procedurën standarde tëmjekimit, në bazë të të cilës mund të ishte shpëtuar jeta e fëmijës.


Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e mitura ka humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga një copë arre, të cilën fëmija e kishte.


Ky fakt nuk është kuptuar nga mjekët pediatër. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, mjekët e Spitalit Pediatrik Elbasan, nëse do të kishin ndjekur protokollet standarde, duhet të kishin pasur mundësinë që të konstatonin shqetësimin shëndetësor të fëmijës dhe jeta e saj mund të ishte shpëtuar me anën e ndërhyrjes së nevojshme kirurgjikale.


Në bazë të rezultateve të ekspertizës, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se tre mjekë të Spitalit Pediatrik, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi “pezullimin nga detyra”, e cila u pranua nga gjykata e këtij qyteti, për mjekët: Doreida Shuku; Edmont Laho dhe Fadil Brazhda.


2 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)