Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtratin e prindërve të saj,  në shtëpinë ku banonte, në Montefiascone, Viterbo, në  Itali.


Mediet italiane shkruajnë se vajza kishte pak kohë që ishte ndarë nga i dashuri i saj, për për këtë gjë ishte ndjerë shumë keq. Madje, kohët e fundit adoleshentja kishte pasur edhe probleme shëndetësore, si ankth dhe pagjumësi, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga ndarja me të dashurin. Nëna e saj e kishte çuar edhe në spital, pasi vajza javët e fundit kishte humbur shumë peshë dhe ishtë në ankth.


Po kështu, i kishin rezervuar edhe një takim me një neurolog, të cilin e bëri kurrë.  Nuk dihet ende nëse ajo ka pirë diçka që mund t’i ketë marrë jetën apo shkak mund të jetë një sëmundje. Pritet autopisa për të zbardhur shkaqet e vdekjes.