TajlandeziNjeriu më i gjatë në botë, tajlandezi Pornchai Saosri, ka vdekur në moshën 26-vjeçare në banesën e tij në Surin në veri-lindje të vendit.


Sipas “Bangkok Post”, Pornchai vuante prej kohësh nga shqetësime të lidhura me fizikun e tij – 2.69 centimetra, – mes të cilave nga hipertensioni. Ishte i detyruar të jetonte në shtrat, i asistuar nga prindërit dhe nga mbesa 15-vjeçare dhe sapo ishte kthyer në shtëpi pas një qëndrimi prej tetë ditësh në spital.


Mediat lokale kishin rrëfyer disa herë historinë e tij edhe për të mbledhur fonde të destinuara për kurat mjekësore për të cilët kishte nevojë. I lindur në një familje modeste, Pornchai ishte i i vogli nga dy vëllezërit. Duket se rritja e tij, ka qenë e rregullt deri në moshën 16-vjeçare, por më pas nuk u ndal më (përkundrazi, vetëm në vitin e shkuar, sipas “Bangkok Post”, djaloshi ishte zgjatur me 7 centimetra).


Gjatësia e tij nuk ishte certifikuar nga përfaqësuesit e rekodit “Guinness”. Me 251 centimetra, rekordi mbahet aktualisht nga turku Sulltan Kosen, 33 vjeç nga Ankaraja.


Por njeriu më i gjatë në histori, – të paktën që kur janë vërejtur për herë të parë këto përmasa – duket se ka qenë Robert Pershing Wadlow, i lindur në vitin 1918 në Illnois, SHBA: në 1940-ën, në moshën 22-vjeçare arriti 2.72 centimetra.


11 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)