elieVdiq në Nju Jork, në moshën 87- vjeçare Elie Wiesel, njeriu që mundi t’i mbijetojë ferrit të kampeve naziste. Elie Wiesel lindi në Rumani në vitin 1928 dhe në vitin 1944, bashkë me familjen i çuan në kampin e vdekjes në Aushvic. Prindërit dhe e motra u vranë, ndërsa ai mundi të mbijetojë për të vazhduar karrierën si gazetar dhe shkrimtar.


Në vitin 1986 atij iu dha Çmimi Nobel i Paqes, me motivacionin “për ngritjen e zërit kundër luftës, diskriminimit dhe shtypjes së të drejtave të njeriut dhe për mbajtjen gjallë të kujtimeve të Holkaustit”.


Ai u nderua gjatë gjithë jetës së tij me medalje dhe çmime të ndryshme, si Medalja Presidenciale e Lirisë, Medalja e Legjionit të Nderit, që iu dha nga Franca dhe me titullin e fisnikërisë nga Mbretëria e Bashkuar.


Elie Wiesel mbrojti dhe nxiti ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’i dhënë fund luftës gati dy vjeçare në Kosovë.


3 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)