elbasan-arenaNdër vendimet e marra sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave dhe të zbardhura në faqen zyrtare të qeverisë është ai i çeljes së fondit për financimin e projektit të stadiumit ‘Ruzhdi Bizhuta’ ne Elbasan dhe Parkut Olimpik te Tiranës.


600 mln lekë për këtë investim (bashkëfinancim) do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 mln nga fondi i kontigjencës.


“NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.411, DATË 20.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT TË STADIUMIT “RUZHDI BIZHUTA”, ELBASAN, DHE FINANCIMIN E PARKUT OLIMPIK TË TIRANËS”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Pika 4, e vendimit nr.411, datë 20.6.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:


“4. Efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014”.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.


Bashkëfinancimi i UEFA, FSHF dhe qeverisë shqiptare me vlerë rreth 1,3 mln euro synon ta kthejë stadiumin ‘Ruzhdi Bizhuta’ në një ambient modern me standarde europiane, ku do të luhen ndeshjet e kombëtares shqiptare.


24 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)