Partia Demokratike doli ditën e djeshme me një vendim për të djegur mandatet parlamentare. Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se do t’ia bëjë këtë propozim grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force.
Pas kësaj deklarate, maxhoranca nuk bëri asnjë reagim, veç atij të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, por gjithsesi nuk flitej për ndonjë veprim të maxhorancës. Ndërsa ditën e sotme kryeministri Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit nga ku do të zhvillohet edhe një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentarë të PS-së. Mësohet se Rama ka thënë që të vijohet punën për zgjedhjet lokale pavarësisht se çfarë bën opozita./Panorama