Reagon dhe ambasadori i Suedisë: Funksionimi normal me 7 anëtarë


oliEksperti i Komisionit të Venecias, i atashuar pranë KQZ-së, Konrad Olshevskit, shprehet se vazhdimi me katër anëtarë të institucionit kryesor zgjedhor do të sjellë jo pak probleme. Sipas tij, “e paplotë siç është KQZ-ja s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për 23 qershorin”. “Situata është delikate, sepse komisioni po punon me 4 nga 7 anëtarët. Kjo sigurisht përbën një sfidë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Së pari, sepse vendimet nuk diskutohen mjaftueshëm siç kërkon kodi. Po ka dhe problem teknike, sepse duhen miratuar aktet normative që kërkojnë 5 anëtarë të KQZ-së. Nëse situata vazhdon kështu KQZ s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për zgjedhjet”, tha Olshevski. Eksperti i Venecias ka theksuar se problemet e pritshme janë ato për vendimet me 5 vota. “Deri tani po punohet mirë. Por mungesa sjell 2 probleme për mendimin tim. Ligjore, sepse duhet të shohim nëse 4 anëtarët do të jenë në gjendje të drejtojnë zgjedhjet në përputhje me ligjin pa ndryshuar rregullat. Edhe projekti pilot i kontrollit elektronik të kartave të identitetit kërkon 5 vota. Me formacionin e mbetur do të jetë e pamundur të miratojnë këto akt normative. Por ka edhe probleme në aspektin politik, sepse duhet konsensusi i të dyja palëve”, shprehet ai. Eksperti i Venecias gjithashtu ka bërë të ditur se në diskutimet e akteve apo vendimeve nuk ka shumë diskutime mes katër anëtarëve, pra jashtë formatit të duhur. Do të shikohet sesa transparentë do të jenë katër anëtarët e mbetur, pasi ato janë propozuar dhe mbështetur vetëm nga mazhoranca. Për krizën e KQZ-së komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës. Ambasadori i Suedisë, Patrik Svenson, nga Korça deklaroi se “KQZ-ja duhet të plotësohet me 7 anëtarë që të funksionojë normalisht dhe të kemi zgjidhje të lira. KQZ me 4 anëtarë nuk siguron një proces normal. Nëse nuk plotësohet KQZ, shumë çështje i kalojnë Kolegjit Zgjedhor të vendosë. Shqipërisë i intereson të ketë zgjedhje shembullore”, tha Svenson. Vendimi i pabazuar i mazhorancës në Kuvend disa javë më parë për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho, solli një situatë të re në institucionin kryesor që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Tre anëtarët e opozitës në KQZ, Biba, Shtylla dhe Jani dhanë dorëheqjen për humbjen e legjitimitetit të këtij institucioni. Opozita ka kërkuar rikompozimin e këtij institucioni me qëllim kthimin e legjitimitetit. Por Kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimin se zgjidhja e vetme është që opozita të propozojë anëtarët duke plotësuar vendet vakante.


 


Venecia


Komisioni i Venecias ka atashuar ekspertët e saj në KQZ për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve në Shqipëri