plagosjaNjë 17-vjeçar dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbë me armë zjarri pranë Parlamentit në Rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe për fat të mirë nuk ndodhet në rrezik për jetën.


Sipas burimeve paraprake, mësohet se 17-vjeçari me inicile R.M., është vetëplagosur nga pakujdesia, ndërkohë që policia ndodhet në bendngjaje për hetime të mëtejshme.


Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shokun e tij që e shoqëronte në tavolinë, i cili ka marrë armën dhe është larguar nga vendngjarja.


Policia ka marrë në pyetje edhe disa adoleshentë të tjerë që gjendeshin në lokal në momentin e ngjarjes.  Deri tani janë të paqarta arsyet e vetëplagosjes së adoleshentit.


16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)