Ka nisur sërish këtë të hënë seanca dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore.



Përjashtimi u kërkua pasi, sipas palës mbrojtëse të gjyqtarit të Tiranës, trupa e KPK-së u tregua e njëanshme për kërkesën e Lazajt që donte t’u nënshtrohej të 3 komponentëve të vettingut, sikurse e kërkon ligji.


Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar. Por, kërkesa e tij është rrëzuar dhe seanca vijon sipas procedurës së përcaktuar.


Artan Lazaj është një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka refuzuar vizën, ndërkohë që ai kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.


Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.


2 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)