Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka postuar një video nga e marrë nga brenda teatrit në momentin e shembjes së godinës, një javë më parë.
Videoja është postuar nga Doriana Musai, e cila tregont momentet e sulmit sipas saj nga policia.
Doriana shkruan: Kishte kaluar ora 12, dhe data 17 maj shënohej në kalendar. 10 muaj më herët, miq dhe të njohur na kishin njoftuar se qeveria kishte përgatitur mësymjen në teatër me justifikimin e rekuizitës. Filluan turnet 24 orëshe. Me dhjetëra njerëz, filluan të zbardhnin natën në sheshin e teatrit korrikun e 2019.
“Çdo gjë ndodhi në atë sulm. Në 10 minuta, u kapën, arrestuan, goditën, rrahën dhe sulmuan me dhjetra qytetarë. Brenda atyre 10 minutave, godinës i shembën fasadën, i ranë shkonjat dhe flamuri kuq e zi i Teatrit, bashkë me shtizën e tij, u këput dhe ra nën rrënojat e godinës. Çizmet e zeza, shqelmuan dyert, thyen çdo gjë që i priste rrugën. Bastistën skenën e teatrit, llozhat, dhomat e artistëve, dhe çdo send që ai teatër ruante brenda vetes”, shprehet Musai.
Postimi i plotë
Video-provë nga sulmi i armatosur i policisë në teatër. Ankthi dhe horrori i shembjes në errësirë. Ngrijeni volumin deri në fund dhe dëgjoni goditjet mbi ndërtesën kur mbrojtësit ishin ende brenda.
– video filmuar nga Doriana Musai, 17 maj, ora 4:31
Doriana shkruan:
Kishte kaluar ora 12, dhe data 17 maj shënohej në kalendar.
10 muaj më herët, miq dhe të njohur na kishin njoftuar se qeveria kishte përgatitur mësymjen në teatër me justifikimin e rekuizitës. Filluan turnet 24 orëshe. Me dhjetëra njerëz, filluan të zbardhnin natën në sheshin e teatrit korrikun e 2019.
Furtunat nuk vijnë pa re, dhe shtrëngata që do të mblidhej atë natë në teatër kishte filluar të ndjehej. Ishin thirrur njerëzit. Njoftuar mediat. U kërkua ndihmë nga të gjithë. Kush mundej, kush donte dhe kush ndjente se duhej të gjendej aty në Teatër për të mbrojtur një kauzë qytetare, një pasuri kombëtare dhe ruajtur historinë të mos fshihej. Por pushtetit i errët, planin e goditjes së godinës e kishte qepur. Prej ditësh thuhej se forcat policore rrinin të fshehur në pobrumet e bashkisë. Agjentët e infiltruar vinin vërdallë sheshit herë duke fotografuar njerëzit herë godinën.
Në 04.30, dy makina të paloguara u shfaqën në sheshin përpara teatrit. Aty midis banderolës Monument Kulture Mbrohet nga Populli dhe godinës së Teatrit Kombëtar, zbarkuan uniforma të zeza, njerëz të maskuar, të cilët si njësi guerrile duke gulçuar dhe me hap ushtarak u sulën drejt njerëzve, të gjenduar aty, nën pisha, në hyrjen anësore të teatrit, në foyer.
Rezistenca finale ishte godina. Duhet të hynim në objekt. Të hapnim Live-n të njoftonim njerëzit, të zgjonim gjindjen që flinte. Ishte errësirë, teatri ishte në terr.
Çdo gjë ndodhi në atë sulm. Në 10 minuta, u kapën, arrestuan, goditën, rrahën dhe sulmuan me dhjetra qytetarë. Brenda atyre 10 minutave, godinës i shembën fasadën, i ranë shkonjat dhe flamuri kuq e zi i Teatrit, bashkë me shtizën e tij, u këput dhe ra nën rrënojat e godinës.
Çizmet e zeza, shqelmuan dyert, thyen çdo gjë që i priste rrugën.
Bastistën skenën e teatrit, llozhat, dhomat e artistëve, dhe çdo send që ai teatër ruante brenda vetes.
Karikuan edhe armët, të cilat i mbanin në duar, për të thyer çdo rezistencë.
Atë mëngjes, pushteti shkatërroi Teatrin Kombëtar duke futur forcat speciale, IKMT, policinë e shtetit, Bashkinë Tiranë, dhe armët brenda mureve të kulturës shqiptare.