Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin kanë zhvilluar për 40 minuta një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, takim i zhvilluar në selinë e Presidencës. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë është diskutuar midis tyre, por mendohet se në fokus ka qenë Reforma në Drejtësi.
Nisja e protestës së Partisë Demokratike dhe bojkoti i saj në Kuvend, bllokon ngritjen e komisioneve të Vettingut. Prej 18 shkurtit 2018, opozita ka nisur protestat pa afat, duke mos marrë pjesë as në komisionet parlamentare. Nisur nga kjo situatë, deputetët socialistë janë shprehur se opozita po bojkoton reformën në drejtësi dhe vettingun.
21 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)