Një 31-vjeçar, autor i 15 rasteve të vjedhjes së ATM-ve të bankave, ka rënë në pranga e policisë. Mësohet se është arrestuar 31 vjeçari me dy identitete, Andi Rexhepi alias Renato Paturi, i dënuar më herët për ‘vjedhje me dhunë’, dhe ndaj tij, referuar burimeve zyrtare ka prova të pakontestueshme që dokumentojnë 15 vjedhjet.


Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:


I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;


I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;


I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke  të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;


I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.


I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit  të Kavajës.


Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve  dhe argjendarive, konkretisht:


Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më  05.11.2018;


Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;


Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;


Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;


Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;


Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;


Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më  31.07.2019;


Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më  01.01.2019;


Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më  17.01.2019;