

Reagimi i një vajze të vogël pas ndryshimit të menjëhershëm të babait të saj gjatë kohës që ishin duke luajtur, ka marrë mijëra klikime në një video të hedhur në You tube.
Në video shfaqet vajza e vogël duke luajtur me të atin, një burrë me mjekër të madhe, me lojën klasike të fëmijëve ‘taaaa’, duke fshehur dhe nxjerr kokën.


Por pak momente më vonë, babai, i cili gjatë kësaj kohe e kishte kokën të mbuluar me peshqir, heq mjekrën dhe reagimi i vogëlushes pas këtij ndryshimi drastik është i jashtëzakonshëm. Fillimisht ajo i ngul sytë e hutuar dhe me gojë hapur ‘të panjohurit’ që ka përpara, dhe pak çaste më vonë shpërthen në të qara.
15 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)