Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama, votoi në shkollën “Selim Alliu” dhe e konsideroi ditën e sotme si “shumë të rëndësishme për të ardhmen e Dibrës”.
“I ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht të votojnë. Procesi duhet të jetë i qetë e pa incidente. Janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre të lirë do të përcaktojnë kryebashkiakun e ardhshëm”, u shpreh Muharem Rama.
11 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)