zenkaPolicia ka vënë në pranga paraditen e sotme në Durrës shtetasin Edison Kajtazi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Ariel Zenka, mbrëmjen e të premtes në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet. Arrestimi i tij e çon në 7 numrin e të ndaluarve si autorë të dyshuar të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Zenka.


Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Durrësit u vunë në pranga Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi, ndërkohë  që menjëherë pas vrasjes ishte arrestuar edhe Bensik Mansaku.


Mendohet se nje borxh i pashlyer prej 10 mije eurosh eshte bere shkak per konfliktin e armatosur qe çoi ne ekzekutimin e 36-vjeçarit Zenka.


28 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)