Sot Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë dënimet për 5 të pandehurit që kundërshtuan policinë gjatë operacionit anti-drogë në Lazarat në 2014.
Në total gjykata dhe 52 vite burg, konkretisht:
1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg
2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg
3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg
4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg
5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg
Më herët Arbjon Aliko, njëri prej të arrestuarve për sulmin ndaj policisë të ndodhur në Lazarat në vitin 2014 lëshoi akuza të rënda nga salla e gjyqit.
“Në 2014 Policia e Shtetit nxori drogën me blinda nga Lazarati dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, tha ai.
Më herët, Prokuroria kërkoi shpallje fajtor të të pandehurve dhe për tre prej tyre burgime të përjetshme, përkatësisht për shtetasit Arbion Aliko, Bajram Bocia dhe Elvis Bocia, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.
Të pandehurit akuzohen për ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha.
2 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)