Vrasja e Elton Çiços, i njohur si i forti i Tepelenës, në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, tronditi Policinë e Shtetit pasi hapi disa dosje të vrasjeve për larje hesapesh.
Gjykata Penale që kishte marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të Çiçës, kishte për të pandehur kryesor, shtetasin Jani Alia.
Mbi Alian rëndonte akuz për “vrasje me paramendim” të Çiçës, të kryer në bashkëpunim por dhe “mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Bazuar në këto akuza, Gjykata Penale ka vendosur paraditen e sotme ta dënojë me burg përjetë në mungesë Jani Aliajn.
Elton Çiça, u vra në muajin janar të vitit 2015, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e bar “De Niro”, ku ai ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë. Sipas ekspertizës, ai u qëllua me dy plumba në kokë.
Të pandehur për këtë ngjarje janë edhe Renato Milloshi, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”, efektivi i policisë Alban Trimi dhe mjeku Redian Rraja, të cilët akuzohen për kryerjen e veprimeve qe pengojnë zbulimin e së vërtetës.
10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)