Enton NikajGjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimet për autorët e vrasjes së Enton Nikajt, ngjerje e ndodhur në Dajt të Tiranës. Emiljano Tasho, është dënuar me 16 vjet burg, pasi  është dhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Nikjat disa muaj më parë.


Sakaq, gjykata rrëzoi prokurorisë, për dënimin e katër të akuzuarve për vrasje në bashkëpunim të Nikajt, ngjarje e ndodhur në një lokal në Linzë më 11 nëntor të vitit të kaluar.


Organi i akuzës kishte kërkuar që katër të akuzuarit të dënoheshin me mbi 20 vjet burg si autorë të vrasjes, por Gjykata ka dënuar vetëm atë që ka shkrepur armën me akuzën e vrasjes. Ndërkohë Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani u dënuan me nga 1 vit. Po ashtu, ish-oficeri i Policisë, Mirsad Kuçana u dënua me 1 vit e katër muaj, ndërsa Erjon Biraci me 2 vjet për përkrahje të autorit të krimit.


4 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)