Zbulohen detaje të reja në lidhje me personin që është shoqëruar sot në komisariat në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Sipas Balkanweb, në vijim të hetimeve për vrasjen e Santiago Malkos, Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm ndaloi 39 vjeçarin Blendi Teta për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

39 vjeçari Teta është parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.

Ai ka thënë se ka qene më parë në vendngjarje dhe nuk ka parë asgjë.

Dyshimet janë se 26 vjeçari u ekzekutua për hakmarrje, pasi mendohet se ishte përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njëjtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.

Santjago Malko dha dorëheqjen nga policia më shumë se tre vjet më parë, pak muaj pasi ishte diplomuar në shkollën bazë të policisë. Emri i tij u lakua së pari në 2016 nga vetë zyrat e shtypit të policisë pas një konflikti fizik për shkak të borxheve nga lojrat e fatit.

Më pas ai u shfaq me kapele në kokë në kamerat e sigurisë në ambjentin e brendshëm të një lokali në bllok, gjatë shkëmbimit me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Por siç rezultoi nga hetimet e mëpasshme Malko nuk kishte kryer asnjë veprim të dyshimtë ndaj drejtësia nuk i hapi probleme.

[gallery ids="844765,844772,844769,844770,844759,844760,844761,844762,844763,844768,844764,844766,844767"]