Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masat e sigurisë për Marsel dhe Kridens Alla, të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë pas sherrit për një karikues. Hetimet janë mbyllur dhe çështja shkon për gjykim.
Nderkohe Eugen Bitraj do gjykohet në gjendje të lirë, për Marsel dhe Kridens Allen do ketë ‘arrest me burg’.
Kridens dhe Marsel Alla akuzohen për vrasje me paramendim. Ndryshimi i masës së sigurisë u bë nga gjyqtari Sokol Tona. Nga të pandehurit është i lirë vetëm Eugen Bitraj.
Rasti u denoncua nga babai i Marvit në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Ata denoncuan me pamje filmike se të katër personat që kanë goditur Marvin janë të përfshirë në vrasje, në një kohë që Prokuroria kishte akuzuar vetëm njerin për vrasjen, ndërsa tre të tjeret i akuzoi për moskallëzim krimi duke i liruar.
Në vendimin e dhënë paraditen e së hënës, Gjykata e Tiranës ka pranuar që për vrasjen e Mihalit duhet të akuzohen jo vetëm autori Dejvis Bitraj, por edhe tre personat që e shoqëronin dhe që nga pamjet filmike duket që e kanë goditur të ndjerin.
Në fakt, kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit Gjergji Tako, i cili me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku zëvendësoi për hetimin e kësaj çështjeje prokurorin e Artan Lula. Prokurori Tako u riformuloi akuzën Eugen Bitrajt, Kridens dhe Marsel Allës nga moskallëzim krimi, në vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)