
Ervis Martinaj (majtas) & Eljon Hato (djathtas)
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë në mesditë masën e sigurisë për dy të plagosurit e përplasjes me armë në ish-Bllok, mbrëmjen e së enjtes.
Pavarësisht se avokatët e Ervis Martinajt dhe mikut të tij Eljon Hate pretenduan se klientët e tyre janë të pafajshëm, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg 30 ditë” për dy “të fortët” e kryeqytetit.
Vlen të theksohet se gjyqtari Artan Gjermeni e ka komunikuar masën e sigurisë për Ervis Martinaj dhe Eljon Haton, në spital dhe në këto ambiente ata do të jenë nën “arrest”.
Mësohet se Martinaj ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa Hato ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Ndërkohë hetimet për ngjarjen vijojnë, teksa në Kakavijë u arrestua edhe Galdo Hoti, për të cilin policia thotë se ka qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes mes dy grupeve, sherri i të cilëve ka dyshime se nisi për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata.
Të plagosur dhe në masë arresti:
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër
I arrestuar:
– Galdo Hoti (Komando)
Në kërkim:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)
7 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)