Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ervin Matën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.


Ervin Mata u përball sot në Gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut.


Mata u dorëzua mbrëmjen e së premtes i shoqëruar edhe nga avokati. I fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.


Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.


Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.


Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku,  Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës.


Gazeta Shqip