Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur në marketin në Kamëz. Drejtori i policisë së kryeqytetit, Kastriot Skënderaj bëri me dije se personat e dyshuar për ngjarjen janë Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Ruzhdi Hoda 25 vjeç, të dy nga Tirana.


Autori i vrasjes së pronarit, sipas policisë, është Vladimir Kurti dhe më pas po ky shtetas ka plagosur bashkëshorten e tij, Merita Buci.


Mësohet se ai është shprehur se armën e kishte për t’i trembur ata, por jo për të qëlluar. Mirëpo, reagimi i menjëhershëm i tyre, sipas tij e ka detyruar që të qëllojë.


Më pas ai e ka hedhur pistoletën në lumin e Tiranës dhe raportohet se ende nuk është gjetur arma e krimit me të cilën u vra 52-vjeçari dhe u plagos bashkëshortja.


“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:


– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.

– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.


Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.


Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.


Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volksvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale”, bëri të ditur Skënderaj


Drejtori i policisë sqaroi se vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.


https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2152865944999765/


 


27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)