Foto ilustruese

Foto ilustruese


Vritet në atentat ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”, në kryeqytet, pak pas mesnatës, duke u gdhirë dita e premt.


Sipas policisë Levanti është ndjekur nga autorët e vrasjes dhe është qëlluar për vdekje në sheshpushimin e katit të  shtatë të pallatit ku banonte. I riu banonte në katin e dytë, por u detyrua të ngjitej në katin e sipërm në përpjekje për tu shpëtuar vrasësve. Policia ka ngritur disa pista për zbardhjen e ngjarjes, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje.


Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth orës 10:00 të ditës së sotme njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ardian Levantit.


Policia sqaron se emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, ndërkohë që shtohen më shumë zërat se vrasja e ish-boksierit lidhet me plagosjen e shtetasit Zef Gjini. Ky i fundit është plagosur nga vëllai i Ardianit, Marjan Levanti.


 


26 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)