Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka kërkuar nga klasa politike shqiptare që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë frymën e konsensusit për miratimin e tre ligjeve që janë kusht për marrjen e statusit të BE-së nga Shqipëria.


“Tre ligjet janë zhvillime ligjore kyçe për vendin që përkthehen në reforma të rëndësishme dhe këto reforma duhen bërë në kohën e duhur. Ka sinjale pozitive, por duhet vazhduar drejt  bashkëpunimit”, – ka theksuar Wollfarth nga Durrësi, ku zhvilloi një takim në bashkinë e këtij qyteti.


Në  vazhdën e këtij diskutimi, Wollfarth i është referuar edhe çështjes së  këshillit të Qarkut të Fierit, për të cilin ka bërë thirrje që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në mënyrë që ai të mos kthehet në pengesë për integrimin e vendit.


12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)