sotiraq filoKorça rikonfirmon se është bastion i së majtës. Ka përfunduar rreth orës 07:00 të ditës së sotme procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale dhe sipas të dhënave kandidati socialist Sotiraq Filo ka fituar me 15953 vota ndaj 5283 që ka mundur të marrë rivali i tij politik Sotiraq Stratobërdha.


Filo ka fituar me një epërsi të thellë, me 10670 vota diference nga kandidati  demokrat. Pas nxjerrjes së rezultatit paraprak që e nxirrte bindshëm fitues, Filo ka deklaruar se ndihet i lumtur për fitoren dhe se do të vazhdojë projektet e nisura për qytetarët.


Procesi i numërimit të votave, i cili nisi mbrëmë rreth orës 22:00, shkoi kryesisht mirë dhe nuk pati vonesa. Komisioni Qendror Zgjedhor e ka vlerësuar procesin e votimit të qetë dhe normal. Deputetë të djathtë që kanë vëzhguar nga afër këtë proces shprehen se qytetarët korçarë dëshmojnë standardin demokratik në zgjedhjet shqiptare.


Më herët shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve. Ndërkohë Filo ka hedhur poshtë deklaratat e shtabit elektoral të PD-së në Korçë. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme ndaj ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, u shpreh Filo.


Sotiraq Filo, me profesion inxhinier elektrik, prej vitit 2007 mbante postin e zëvvendëskryetarit në bashkinë e Korçës.


4 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)