Shifrat
Diferenca e votave në qendrat e votimit të Katund-Sukthit
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në zonën e Katundit të ri dhe Sukthit dukshëm janë zhvilluar në një presion të madh, duke ndikuar ndjeshëm në uljen artificiale të votave. Partia Socialiste, dy ditë më parë bëri publik faktin se këto ndryshime rezultatesh apo presione votimi erdhën pikërisht nga personi që vrau disa ditë më parë kryepolicin Adem Tahiraj, Ilir Xhakja, një person me precedentë penalë. Mbi bazën e të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve marrë nga Buletini Zyrtar i Zgjedhjeve, rezulton se në votimet 2009, Partia Socialiste në zonën e Katundit të Ri dhe Sukth ka pasur një ulje të ndjeshme të votave. Nga një vëzhgim i kryer rezulton se në qendrat e votimit me numrat nga 1514-1528 ka diferenca të mëdha votash mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Votat e PS-së janë ulur ndjeshëm pikërisht në këto QV që përfshijnë zonën zgjedhore numër 9 të qarkut të Durrësit. Në krahasim me qendrat e tjera, diferenca mes PS-së dhe PD-së është e vogël, ndërsa në këto 15 QV ajo thellohet me 200 apo deri në 300 vota. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja rezulton se në Qendrën e Votimit 1519, e cila i përket Shkolla-Sektori Rinia, Partia Demokratike ka marrë 354 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 95 vota. Në qendrën e votimit të Fllakës, me numër 1517, ka këto shifra PD me 230 vota, PS me 35 vota. Në qendrën e votimit Katund i Ri, me numër 1526, rezultojnë këto shifra zyrtare: PD me 263 vota, ndërsa PS me 78 vota. QV-ja 1526 në Katundin e Ri ka qenë e ngritur në një ambient privat. Në një tjetër QV private të ngritur në zonën e Erzenit, me numër 1523 rezultojnë këto shifra: PD me 164 vota, PS me vota. Në QV 1514, edhe kjo e ngritur në një ambient privat në Sukth rezultojnë këto shifra: PD me 227 vota, PS me 101 vota. Ndërsa po të analizosh shifrat në Qendrat e tjera të Votimit, diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është e vogël. Kështu p.sh në QV 1323 të zonës zgjedhore numër 9, sipas shifrave të ofruara nga KQZ-ja rezulton që PD-ja të ketë marrë gjithsej 114 vota, ndërsa PS-ja me 123 vota. Në QV 1324, numri i votave mes dy partive të mëdha është i njëjtë, ato kanë 33 vota secila. Më tej në QV tjetër PS-ja rezulton të ketë kaluar PD-në për sa u përket numrit të votave.
Akuzat politike
Në seancën parlamentare të së enjtes, akuzat kryesore ndërmjet mazhorancës dhe opozitës ishte lidhje Xhakjat me politikën. Mazhoranca akuzoi ish-presidentin Topi dhe zv.kreun e KLD-së, Spahiu për lirimin nga burgu të njeriut që qëlloi mbi kryepolicin e Shijakut. Por nga ana e saj, opozita u shpreh se Xhaka u lirua disa javë përpara zgjedhjeve të 2009-s, vetëm me qëllimin për të ushtruar presion për vota në zonën e Katundit të Ri. “Ilir Xhaken, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t’ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh. Ai guxoi, ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit, sepse ju e mbrojtët”, tha Ruçi. Ndërsa deputeti i PD-së, Edi Paloka, në fjalën e tij u shpreh se “i kërkoj zotit Ruçi që gjithë ato pyetje që i bëri ai këtu zotit Berisha, sot duhet t’ia drejtojë të gjitha Ina Ramës. Nuk janë për qeverinë, por Ina Ramës që sot ju e mbroni ende”. “Përse ta pyes Ina Ramën, se dora vrastare e kryepolicit i mbushi kutinë partisë tënde dhe terrorizoi një zonë të tërë në Shijak për kandidatin tënd. Përse ta pyes Ina Ramën që në dhjetëditëshin e fushatës së 2009-s i dha leje nga burgu?! Apo ishte ministri yt, që terrorizoi gjithë zonën e mbushi kutinë për një mandat më shumë në Durrës? Këto janë përgjigje që nuk mund t’i japësh ti, se nuk ke shpatulla, është shefi yt, është politika jote deri në sistemin e drejtësisë”, tha Ruçi. Ndërsa deputeti i Qarkut të Durrësit, socialisti Gazmir Bizhga, në diskutimet jashtë rendit të ditës u shpreh se “ajo që ndodhi para pak ditësh, kur u vra në krye të detyrës një kryekomisar nuk është e rastësishme. Ashtu siç nuk është e rastësishme dalja nga burgu e një vrasësi serial të dënuar me 21 vite burg. Të gjithë e dinë dhe e pëshpëritin rrugëve të Durrësit të vërtetën, por askush nuk guxon ta thotë”. “Drejtësia le të zbardhë vetëm tabulatet telefonike dhe do ta gjejë pa vështirësi këtë të vërtetë për vete dhe për shqiptarët”, tha Bizhga në Parlament.
259 vota – Kjo është diferenca më e madhe e votave mes PD-së dhe PS-së në një nga qendrat e votimit të Katundit të Ri. PD ka marrë 354 vota, ndërsa PS-ja ka marrë 95 vota
35 vota – Në një qendër votimi me numër 1517 në Fllakë, PS-ja rezulton të ketë marrë 35 vota. Ndërsa demokratët kanë marrë 230 vota, me një diferencë prej 195 votash
QV private – Por duket se presioni më i madh për ndryshimin e rezultatit të votimit ka qenë në qendrat private, pa mohuar dhe ato të ngritura në institucionet publike
Opozita – PS pretendon se qeveria liroi personin që vrau kryepolicin disa muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve të qershorit me qëllim për të kryer presion në procesin e votimit
Tabela me zgjedhjet e 2009
Komuna Katund i Ri
QV 1514 Sukth objekt privat
PD-227 vota
PS-101 vota
QV 1515 Qerret Shkolla
PD- 146 vota
PS- 62 vota
QV 1516-Qerret Shkolla
PD- 196 vota
PS- 118 vota
QV 1517 Fllakë Shkolla
PD- 230 vota
PS- 35 vota
QV 1518 Bisht-Kamzë Shkolla
PD-202 vota
PS- 99 vota
QV 1519 Rinia-Shkolla
PD- 354 vota
PS- 95 vota
QV 1520 Adriatik Shkolla
PD- 272 vota
PS- 92 vota
QV 1521- Sukth Shkolla
PD-166 vota
PS- 102 vota
QV 1522- Sukth Shkolla
PD-134 vota
PS-124 vota
QV 1523 Erzen objekt privat
PD- 164 vota
PS- 65 vota
QV 1524 Erzen objekt privat
PD-334 vota
PS-150 vota
QV 1525 Katund i ri Shkolla
PD- 188 vota
PS0 76 vota
QV 1526 Katundi i ri objekt privat
PD-263 vota
PS- 78 vota
QV 1527 Jubë shkolla
PD- 112 vota
PS- 54 vota
QV 1528 Jubë e poshtme
PD-116 vota
PS- 88 vota