Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt që ishte viktimë e zjarrvënies në një spital privat. Mësohet se ka ndërruar jetë Dashamir Saraçi. Ai ishte shënjestra e sulmit të rëndë të ndodhur në spital dhe për pasojë gjendja e tij ishte kritike.
Flakët kanë përfshirë të gjithë pavijonin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambient kanë gjetur vdekjen: Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras; Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç; personi që vuri zjarri Lefter Canaj 57 vjeç. Ndërsa sot humbi jetën edhe Dashamir Saraçi.
27 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)