Pas kërkesës
Qeveria ka pranuar kërkesën e Alban Zusit për dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësministrit të Bujqësisë, duke miratuar vendimin për lirim nga detyra të tij. Zusi ka paraqitur dorëheqjen e tij paraditen e djeshme, ku në një prononcim për mediat bëri me dije se dorëheqja vjen për arsye personale. Alban Zusi, lindi në Lezhë, më 27 maj 1969. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1992. Në vitin 2001 ka përfunduar Master në Shkencat e Turizmit, në Romë, Itali, ku është diplomuar me rezultatin maksimal. Në vitet 1992 deri në 1997, ka punuar si shef i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, në Bashkinë e Lezhës. Nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka punuar si drejtor i Rezervave të Shtetit, dega Tiranë. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, drejtor i Hotel Dajtit.