
Vajza Bond, Tanya Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Sipas “The Sun”, ajo kishte nxjerrë qentë e saj për shëtitje, por i ra të fikët në rrugë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, ndërsa ndërroi jetë në një spital në Kaliforni.

Nuk është bërë ende me dije nëse aktorja vuante nga ndonjë sëmundje që solli ndarjen e parakohshme të saj nga jeta.

Roberts u bë e njohur për shfaqjen së bashku me Roger Moore në “A view to kill”, në vitin 1985.
