Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pas takimin me homologun e tij të Kosovës, Avdullah Hotit, qëndrimin e Tiranës zyrtare kundër aktakuzës nga Gjykata e Hagës për Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn.


Rama ka vijuar të sulmojë Hagën se ka përdorur një logjikë mediatike për të diskretituar kreun e shtetit të Kosovës, dhe ka shtuar se nuk ka asnjë mudnësi të bëhet kompromis me heshtjen.


“Ajo që bota mbarë lexoi nuk është hap pozitiv por shumë shqetësues që e kthen Prokurorinë Speciale në një organ të paragjykuar”, tha Rama, duke dhënë një qëndrim të fortë të qeverisë shqiptare, e cila vë në dyshim besueshmërinë e Prokurorisë Speciale.


Sakaq është njoftuar shtyrja e mbledhjes së dy qeverive në Shkodër. “Jemi dakordësuar për të përcaktuar nëj afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në Shkodër me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit