Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, feston ditën e sotme 59-vjetorin e lindjes.


E teksa ka marrë urime të shumta në ditën e tij të lindjes, më i veçanti është ai i bashkëshorted, Michelle Obama. Ish-Zonja e Parë ka publikuar një foto të vjetër familjare, ku shfaqet ajo së bashku me Barack dhe dy vajzat e tyre.


“Gëzuar ditëlindjen djali im i preferuar. Për të gjitha ditët e mira, qielli blu dhe aventurat e reja që do të vijnë. ?”, shkruan Michelle pranë fotos që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe urime.



Ndërkohë kujtojmë se Obama shërbeu për dy mandate si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2009 deri më 2017.


Barack Hussein Obama u lind me 4 gusht 1961 në Honolulu të Hawaii, gjë që e bëri presidentin e parë që nuk ka lindur në SHBA.