Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një koferencë për shtyp ditën e sotme përshëndeti kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.


Kreu i SHteitt uroi që Shehu të bëjë sa më mirë punën e tij.


Meta gjithashtu kërkoi një strategji të re efikase kundër pandemisë së Covid-19 pas shtimit të vrullshëm të rasteve në vendin tonë.


“Është e domosdoshme një strategji efikase kundër kësaj pandemie që po rrezikon qytetarët shqiptarë.


Është i nevojshëm një komunikim me vendet e rajonit e më gjerë për të shkëmbyer informacione me qëllim që kjo strategji e re të na mundësojë daljen nga kjo situatë.


Duke i shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur personat e tyre të dashur, theksoj rëndësinë për të respektuar masat parandaluese,” u shpreh Meta.