
Covid-19 prek edhe Urdhrin e Farmacistëve. Ka qenë vetë ky institucion që ka lajmërimin se për shkak se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është urdhëruar mbyllja e zyrës.
“Të nderuar kolegë, Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e Urdhrit.
Më pas theksohet se “të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online. Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!”.