Roman Abramoviç
Pavarësisht se Pep Guardiola vazhdon të deklarojë dëshirën për t’u tërhequr nga futbolli për një vit, në mënyrë që të bëjë pushim, ofertat për të nuk mungojnë. Në fakt, skuadra e Çelsit vazhdon përpjekjet për ta bindur ish-trajnerin e Barcelonës që të marrë drejtimin e pankinës së kampionëve të Europës. Pasi i ka ofruar 12 milionë sterlina në sezon, presidenti i bluve të Londrës, Roman Abramoviç, është i gatshëm të bëjë çmenduri, duke e ngritur deri në 15 milionë sterlina në vit ofertën për trajnerin spanjoll. Por nuk mbaron me kaq, pasi numri një i klubit anglez është gati që t’i ofrojë fonde të palimituara Guardiolës sa i përket merkatos.