Gabimi i kancelares në hartë fiksohet nga televizionet ruse dhe përhapet në interent


Angela Merkel është vënë në qendër të komikëve gjerman, që këtë radhë nuk e kanë vënë në shënjestër për shkak të pozitave politike, por për “vështirësitë” e saj në gjeografi. Gjatë emisionit satirik ‘Heute Show’ në rrjetin televiziv publik Zdf, komiku Oliver Welke ka anonçuar gafën e radhës së kancelares, e cila në shkollë ka qenë e mirë në anglisht dhe matematikë, por e dobët në gjeografi.


“Ej djema, tani e ka radhën gjeografia. Merkel, hajde në tabelë dhe na trego se ku ndodhet Berlini”,- ka nisur emisionin komiku, përpara se të dërgojë në transmetim videon ku kancelaria, e cila kishte shkuar për një vizitë në një shkollë ruse ndodhet përpara një harte gjeografie, që nuk tregonte vendin apo kufijtë.


Kërkesës për të treguar se ku ndodhet Berlini, Merkel i përgjigjet duke treguar me një gisht diku në hartë dhe thotë: “Duhet të jetë pak a shumë këtu”. Vërejtjes se kryeqytetit gjerman ndodhet pak më në perëndim, Merkel i përgjigjet: “Po këtu çfarë është?”. “Këtu është Rusia”,-korrigjon mësuesja paksa e sikletosur. “Oh, kaq afër?”, vazhdon replikën kancelaria. “Beh, në fund të fundit mbi Berlinin nuk ka shumë për të mësuar”, përfundon me ironi komiku: “po e vlerësojmë me një minus 6”. Gafa e kancelares është hedhur brenda pak minutash në internet dhe prej disa ditësh ka bërë xhiron e botës.


Shikoni videon ku Merkel ngatërron Berlinin me Rusinë



28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)