Mathieu Debuchy feston me Karim Benzema pas shënimit të golit të parë


Francë 3-2 Islandë (Ndeshje Miqësore)


Deri në mënutën e 34, Franca pati pësuar dy gola, por pas kësaj gjithçka u kthye për një fitore finale.


Franck Ribéry dhe Adil Rami arritën të kthejnë një katastrofë në një fitore për skuadrën Franceze gjatë një ndeshjeje miqësore që u luajt të pritje të Kampionatit Europian të Futbollit kundër skuadrës modeste të Islandës.


Ndeshja filloi shumë keq për francezët, kur Birkir Bjarnason dhe Kolbeinn Sigthórsson shfrytëzuan disa të çara të dukshme në mbrojtjen franceze dhe realizuan dy herë brenda pak më shumë se gjysëm ore nga fillimi i lojës. U desh pushimi mes dy pjesëve dhe ndoshta ndonjë dush i ftohtë që francezët të mblidhnin mendjen. Mathieu Debuchy shënoi shkurtoi rezultatin në minutën e 52 ndërsa Ribéry dhe Rami realizuan golat e fitores, për t’i dhënë Francës ndeshjen e 19 radhazi pa humbje.


Tekniku Laurent Blanc ka emëruar një linjë të fortë mbrojtëse. Megjithatë, Philippe Mexès – i cili zëvendësoi Hugo Lloris – e pati të vështirë të përmbajë siç duhet të fuqishmin Sigthórsson gjatë pjesës së parë të lojës dhe nuk qe tërësisht surprizë kur miqtë modestë shënuan në minutën e 28. Sulmuesi i Ajaksit mposhti Mexès në një duel për të kapur topin me kokë dhe i dha Bjarnason asin e golit.


Për teknikun Blanc punët shkuan edhe më keq gjashtë minuta më vonë kur Rúrik Gíslason i shpëtoi mbrojtjes nga krahu i djathtë dhe i dha një kros të ulët Sigthórsson, i cili shënoi sërish.


Franca u duk e tronditur dy herë, megjithatë arritën të reagojnë dhe në pjesën e dytë arritën t’i mohojnë Islandës fitoren e tyre të parë jashtë vendit në katër vjet.


Franca do të ketë edhe një ndeshje miqësore me Serbinë para se të shkojë në Europian. 28 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)