Saudi Sakhr al-Taifi është vrarë ditën e diel, pas një sulmi ajror në lindje të vendit


Numri 2 i Al Kaeda në Afganistan është vrarë fundjavën e kaluar gjatë një sulmi ajror në lindje të vendit, në kufi me Pakistanin. Kështu ka deklaruar sot NATO, që ka dhënë edhe detaje të identitetit të tij.


“Saudi Sakhr al-Taifi, i njohur edhe me emrat Musthaq e Nasim, ishte përgjegjës për rekrutimin e kryengritësve dhe sulmeve  kundër forcave të koalicionit dhe atyre afgane”, thuhej në komunikatën e shpërndarë nga NATO.


Mësohet se Saudi Sakhr al-Taifi  udhëtonte shpesh në Afganistan dhe Pakistan, duke transmetuar urdhra nga drejtuesit e Al Kaeda, furnizuar me armë dhe pajisje, por edhe për të transportuar luftëtarë në Afganistan. Al-Taifi është vrarë të dielën e kaluar në rajonin Watahpur, në provincën Kunar.


29 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)