Projekti
Pesë xhami të rëndësishme në Shqipëri, monumente kulture, do t’i nënshtrohen restaurimit. Prezantimi i projektit, një bashkëpunim i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim me MTKRS-në, është prezantuar dje në xhaminë e Kalasë së Prezës, me praninë edhe të ministrit të TKRS-së, Z.Aldo Bumçi, koordinatorit të TIKA-s Z. Jahja Gylseven. Xhamitë e para të përzgjedhura për t’iu nënshtruar restaurimit janë: xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë. Kosto totale e realizimit të 5 projekteve është rreth 4 milionë euro.
Ministri Bumçi gjatë fjalës së rastit u shpreh se restaurimi i 5 xhamive është vetëm faza e parë e projektit, pasi në bashkëpunim më TIKA-n është rënë dakord edhe për një fazë të dytë, e cila do të përfshijë monumente të tjera kulturore.