Ideja
Je sheik, i gatshëm të shpenzosh paratë dhe të fitosh gjithçka në futboll? A keni një magjistar sportiv, si drejtues të merkatos që duhet të bëni? Këtu pra është ekipi për ju. Në një periudhë merkatoje, në të cilën shifrat janë në rritje dhe në rënie nga dita në ditë, ne kemi vendosur të mos kursejmë asnjë shpenzim, duke hartuar formacionin me lojtarët më të shtrenjtë në botë. Formacion që do të garantonte fitimin e cilitdo trofeu në futbollin e sotëm, por do të kishte një kosto prej rreth 600 milionë eurosh. Duke filluar nga portieri që, s’është nevoja të thuhet, është një kampion i botës në fuqi dhe i Europës, Iker Kasijas, që kushton 35 milionë. Pjesa tjetër e formacionit më të mirë në botë do të vijonte sipas modulit 3-4-3. Në të djathtë të mbrojtjes do të gjejmë Tiago Silvan (32 mln), Pike (38), ndërsa në të majtë, për një njëmbëdhjetësh supersulmues, ka vend për Gareth Bejl (35). Në fushë, nga e djathta në të majtë, janë spanjollët David Silva (46 milionë), Fabregas (55 milionë) dhe Iniesta (65 milionë), me francezin Riberi të Bajernit të Mynihut (42 milionë). Në sulm duhej të ishte Leo Mesi (100 milionë), Uejn Runi (65 milionë) dhe Kristiano Ronaldo (90 milionë). Totali është 603 milionë, jo keq për një ekip që do të përftohej nga maksimumi i shpenzimeve. Si trajner mund të zgjidhni njërin midis Murinjos dhe Guardiolës.
Shpenzimet
Në një periudhë merkatoje, në të cilën shifrat janë në rritje, ne kemi vendosur të mos kursejmë asnjë shpenzim, duke hartuar formacionin me lojtarët më të shtrenjtë në botë