“Hidra”


Një nga katër të arrestuarit gjatë operacionit policor të koduar “Hidra” ka treguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda trafikun e drogës nga qyteti i Vlorës. Skafisti Mario Gjata ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave ligjore, ndërsa ka dhënë detaje të vlefshme dje gjatë seancës së vendosjes së masës së sigurisë. Ai ka pohuar se aktiviteti drejtohej nga shtetasi Arben Shtëmbari, ndërsa dy personat që kishin arritur të gjenin lëndën narkotike janë dy vëllezërit Artur dhe Artjol Haxhiaj. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndaj katër të arrestuarve masën e arrestit me burg.