Veprat
Një prej koleksioneve më të njohura të artit bashkëkohor, ai i Këshillit Britanik, do të ekspozohet nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934), ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë dhe të arritjeve të artit të këtij vendi në mbarë botën. Ekspozita “Made in Britain” sjell në Tiranë rreth 111 vepra nga 29 autorë, në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnë një hark kohor prej 30 vitesh. Po nesër, ora 13.30, në sallën e bibliotekës së GKA-së, artisti pjesëmarrës në ekspozitën “Made in Britain”, Matt Franks, do të zhvillojë një leksion për publikun e interesuar rreth punës së tij, si edhe rreth natyrës së skulpturës bashkëkohore.