Ekspozita
Teksa ky vit i është kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë, Edmond Tullumani, ka vendosur të shfaqë pikërisht këto tipare edhe në punët e tij. “Motive Shqiptare” titullohet ekspozita që do të çelet nesër, ora 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar. Nisur nga kjo frymë, artisti paraqet në këtë ekspozitë disa cikle me tematikë shqiptare, si cikli i portretit, kompozimit, natyrës së qetë etj., të cilat janë mbështetur në traditën dhe folklorin shqiptar. Ekspozita përmban rreth 60 punë, të gjitha në vaj, me dimensione të ndryshme. Ky aktivitet vjen pas ekspozitës së tij të parë në hollin e Pallatit të Kongreseve, “Muzika në pikturë”, çelur vitin e shkuar.