Njësitë speciale të Britanisë së Madhe sulmojnë talebanët, lirojnë katër pengje, vrasin armikun dhe nuk pësojnë asnjë humbje.
Një operacion special i autorizuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron arriti të lirojë katër pengje të rrëmbyera nga talebanët, solli vrasjen e disa rrëmbyesve dhe e realizoi gjithçka pa asnjë humbje për forcat e koalicionit.
Njëra prej pengjeve të liruara, Helen Johnston, 27, punonte për një organizatë ndihmash dhe qe rrëmbyer një muaj më parë. Një peng tjetër qe nga Kenia ndërsa dy qenë afganë që punonin për një organizatë humanitare.
Sulmi ndodhi në një pyll pranë kufirit me Taxhikistanin dhe u ekzekutua nga ushtarët më të mirë të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Ushtarët u transportuan me helikopter në një shpellë ku mbaheshin pengjet. Ato sulmuan shpellën dhe i liruan. 2 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
